Klubi i njohur nga Katari, Al-Sadd, ka zyrtarizuar sot emërimin e Roberto Mancinit si trajnerin e ri të skuadrës. Trajneri italian, 60 vjeç, ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë me kampionët në fuqi të Katarit.

Mancini merr drejtimin e ekipit në një moment të vështirë, pasi Al-Sadd ndodhet në vendin e gjashtë pas nëntë javësh, një nisje e dobët për një klub që ka fituar 18 tituj kampion, përfshirë dy sezonet e fundit radhazi.

Al-Sadd është ndër klubet më të suksesshme në vend dhe i njohur në arenën aziatike. Pikërisht aty nisi karrierën e tij si trajner edhe Xavi Hernandez, para se të kalonte te Barcelona.

Kjo është aventura e pestë e Mancinit jashtë Italisë, pas eksperiencave me Manchester City-n (ku fitoi Premier League dhe FA Cup), Galatasaray-n (fitues i Kupës së Turqisë), Zenit-it dhe më pas kombëtares së Arabisë Saudite.

Tashmë, objektivi i Mancinit është i qartë: të rikthejë Al-Saddin në majën e futbollit të Katarit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta