Video/ Shqipëria feston edhe në Angli, “Tre Luanët” mundin serbët dhe i dhurojnë kuqezinjve play off-in e parë në histori
13/11/2025 22:39
Shqipëria ka festuar play off-in e Botërorit, ndërsa Serbia i mbyll njëherë e mirë llogaritë për të shkuar në Kupën e Botës, kjo falë disfatës në Wembley kundër Anglisë me rezultatin 0-2.
“Tre Luanëve” i mjaftuan golat i Bukay Sakas në minutën e 28’ dhe Eze në fund, për t’i dhënë fitoren e radhës ekipit të Thomas Tuchel, që vijon të udhëheqë Grupin K me pikë të plota dhe ende pa asnjë gol të pësuar.
Kjo fitore gjithashtu siguroi për Shqipërinë edhe vendin e dytë që të dërgon në “Play off”, ndërsa takimi i radhës mes kuqezinjve dhe “Tre Luanëve” në Tiranë pas tre ditësh do të jetë si një “miqësore” luksi.
Rezultati:
Angli 2-0 Serbi
Saka 28′, Eze 90′
Goli i Sakas (Video)
Goli i Eze (Video)
Top Channel