Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK që të rimarrë dosjen e zgjedhjeve në Durrës dhe të hetojë 11 majin në këtë qytet, denoncuar nga kandidati demokrat Aulon Kalaja.
Duke i lënë disa detyra si vlerësimin e listës zgjedhore, pyetjen e kandidatëve, ekspertimin dhe shikimin e videove. Gjyqtarja Rudina Palloi e shfuqizoi vendimin e mos fillimit të hetimeve prej SPAK që më pas ja kaloi çështjen për kompetencë prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që Kalaja këmbënguli hetime duke insistuar se numëruesit dhe subjekte të tjera kanë bashkëpunuar në formën e grupit kriminal duke vjedhur vota
“Çështja e votës është më rëndësi. Të vihen para përgjegjësisë ata që prekën votat”, tha ndër të tjera Kalaja në një prononcim për gazetarët, pas vendimit.
Për zgjedhjet e 11 majit kandidati i opozitës ka depozituar disa denoncime, një ndër to edhe ndaj KAS që duhet të kryente rinumërimin e pjesshëm të 290 kutive.
Top Channel