Tifozët ‘tërbojnë’ Gattuson: E turpshme që bërtisnin ‘shkoni të punoni’
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, duket se priste vetëm lëvdata në përfundimin e ndeshjes ndaj Andorrës dhe është çuditur paksa kur është pyetur për mangësitë e problemet që shfaqi Shqipëria në këtë ndeshje që çoi në play-off.
“A mund të bëheshin ndryshimet më parë? Jo, mendoj se jo.
Broja? Kam bërë tani një mbledhje të vogël me stafin, ishte ditë e vështirë. Më kujtohej Moldavia, kemi thënë që kjo është një skuadër e vështirë. Anglia i ka mundur 1-0, Letonia barazoi, Serbia në 45 minuta ishte 1-1. Ne duhet t’i respektojmë, ne po rritemi, po bëjmë mirë. Por nuk jemi Gjermania që shkon e fiton 6-0. E kemi thënë, edhe ju e lojtarëve, se ndokush thotë shko se u bën 6. Ishte e vështirë, mbaroi dhe po festojmë apo jo, pyeta si janë të tjerët, e pashë që ishte i mërzitur, nuk e kam kuptuar pse. Unë akoma nuk e kam kuptuar që për herën e parë po shkojmë në play-off dhe është një natë e mrekullueshme.
Mungesa e lojës? Unë mendoj se duhet të festojë i gjithë vendi, absolutisht, nuk ka ndodhur kurrë. Në këtë moment për 3 milionë shqiptarë në shtëpi, apo 6 apo 9 jashtë, duhet të festojnë. Pres telefonatën e Salihit i cili është gjithmonë mes nesh. Tifozët meritojnë gjithçka, hera e parë, shumë e bukur. Punohet për ata, kur del në rrugë në Tiranë e të thonë faleminderit për punën. Unë dua të falënderoj. Kemi humbur vetëm ndeshjen në Angli në Londër, nuk mendoj se është pak. Nuk e di nëse ndokush ka kursyer energji, unë me të gjithë lojtarët kemi bërë 100%. Nuk e di nëse ndonjëri nuk është i kënaqur, por të humbësh vetëm një ndeshje, të arrish play-off me një ndeshje para fundit, nëse ndonjë nuk është i kënaqur, nuk e di, nuk është problem për mua.
Rivalë në play-off? Unë e kam thënë që nuk e mendoja play-off, nuk e di kush ishim. Tani po fillojmë të mendojmë për play-off, tani të punojmë për marsin. Nuk është për të shmangur, është ndeshje teke, pastaj vjen tjetra, është e shpejtë. Duhet të përqendrohemi te skuadra dhe grupi, sot jam krenar për të gjithë djemtë, më vjen keq për Pajazitin e Caken, janë të tjerë që nuk kanë luajtur. Bajrami e Uzuni, kemi nevojë për të gjithë, Tuci hyri se kishim nevojë për mbajtje topi. Ai mori 3-4 faulle, bëri sponda. Ndaj ishte ndryshimi, jam krenar për të gjithë”, tha Sylvinho për DigitAlb pas ndeshje.
Top Channel