Afron ndeshja me Andorrën, ja si mund të rreshtohet Kombëtarja…
Shqipëria është gati për “finalen” ndaj Andorrës, një ndeshje vendimtare për ëndrrën e Botërorit 2026.
Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht tre pikët për të siguruar një vend në “Play Off”, ndërsa përpara ndeshjes trajneri Sylvinho ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me përbërjen e skuadrës.
Për shkak se rregullorja e UEFA-s lejon vetëm 23 lojtarë të grumbulluar për ndeshje, tekniku brazilian ka detyruar të lërë dy futbollistë jashtë tribunës, me emrat që tashmë janë bërë publikë: Klisman Cake dhe Adrion Pajaziti.
Të dy lojtarët ishin pjesë e grumbullimit për këto dy ndeshje vendimtare, por Sylvinho ka preferuar të mos i përfshijë në listën përfundimtare për sfidën me Andorrën, duke u mbështetur te grupi që triumfoi ndaj Serbisë një muaj më parë.
Shqipëria do të zbresë në fushë sot në orën 20:45, në një takim ku vetëm fitorja vlen. Në të njëjtën kohë, kuqezinjtë do të mbajnë sytë edhe nga Londra, ku Anglia pret Serbinë, një rezultat që mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e Kombëtares sonë për “Play Off”-in e Botërorit 2026.
Top Channel