VIDEO/ Kaos në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur refuzon të rrijë në vendin e tij gjatë uljes së avionit, sulmon edhe punonjësit e sigurisë
Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka bërë thirrje Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndërmarrë veprime kundër skandaleve të korrupsionit që kanë tronditur Kievin pas zbulimit të ryshfeteve me vlerë rreth 100 milionë dollarë në një kompani shtetërore të energjisë bërthamore.
Qeveria e Ukrainës është nën presion këtë javë pas zbulimit të një skeme të përhapur ryshfeti në kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore, që thuhet se ka një vlerë deri në 100 milionë dollarë. Edhe pse Volodymyr Zelensky nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë rast, skandali prek njerëz të afërt me të dhe tashmë ka çuar në dorëheqjen e dy ministrave.
Në këtë kontekst, zëdhënësi i Merz deklaroi se “në bisedën telefonike, Kancelari nënvizoi pritjet e qeverisë gjermane që Ukraina do të përparojë me vendosmëri luftën kundër korrupsionit dhe do të vazhdojë reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit”.
Gjermania mbetet ofruesi më i madh evropian i ndihmës ushtarake për Ukrainën. Sipas Politico, zëdhënësi i Merz, Zelensky e siguroi kancelarin gjerman se ai është i përkushtuar për “transparencë të plotë, mbështetje afatgjatë për autoritetet e pavarura kundër korrupsionit dhe veprime të menjëhershme për të rivendosur besimin e popullit ukrainas, partnerëve evropianë dhe donatorëve ndërkombëtarë”.
Presidenti ukrainas shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për ndihmën ushtarake gjermane, “veçanërisht në fushat e mbrojtjes ajrore dhe mbrojtjes së infrastrukturës energjetike të Ukrainës”, tha zëdhënësi.
Në të njëjtën kohë, Merz theksoi se “Gjermania, së bashku me partnerët e saj perëndimorë, do të rrisë presionin mbi Moskën për të bindur Rusinë të angazhohet në negociata kuptimplote”, duke shtuar se diskutimet po vazhdojnë gjithashtu mbi “përdorimin më efektiv të aseteve shtetërore të ngrira ruse”.
Top Channel