Perisiç refuzoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetares: Më prekët familjen, nuk mund ta fal këtë
Skandali i përmasave gjigante të basteve ilegale në Turqi ka shënuar një tjetër kapitull. Federata Turke e Futbollit ka skualifikuar përkohësisht 102 futbollistë të përfshirë në këtë skandal që ka tronditur nga themelet këtë sport në vend.
Këta lojtarë ishin nën hetim nga Komisioni i Disiplinës në Federatë për këtë cështje që solli edhe arrestimin e 7 arbitrave profesionistë dhe presidentin e Eyupspor.
Koha e skualifikimit të futbollistëve është një periudhë nga 45 ditë në një vit. Mes lojtarëve të ndëshkuar është edhe Eren Elmali, mbrojtësi i Galatasarayit dhe kombëtares turke, autor i 3 golave në 15 ndeshje sezonale, ndërkpohë që me përfaqësuesen e Turqisë ka luajtur 20 ndeshje që nga 2022 kur bëri edhe debutimin e tij.
Elmali është skualifikuar për 45 ditë dhe do të mungojë në 7 ndeshje mes të cilave 2 sfida të Ligës së Kampioneve dhe derbi me Fenerbahcen. Ndërsa shoku i tij i skuadrës dhe qëndërmbrojtësi i kombëtares U21, Metehan Baltaci është pezulluar për 9 muaj.
Elmali, kur iu shfaq emri te lista e lojtarëve nën hetim u mbrojt duke thënë se bastet që lidheshin me emrin e tij ishin të 5 viteve më parë dhe nuk përfshijnë skuadrën ku ai aktivizohej në atë kohë
Top Channel