Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz bëhen protagonistë të një interviste dyshe të këndshme për rrjetin CNN. Dy tenistët më të mirë të botës i dhanë jetë një interviste me shkëmbime batutash sic bëjnë edhe në fushën e lojës uduke folur në 360 gradë për raportin mes tyre

‘Kur takohemi në dhomat e zhveshjes apo kur stërvitemi bashkë flasim për shumë gjëra që nuk kanë të bëjnë me tenisin, gjëra më personale që nga familja e deri te jeta në përgjithësi-tregon Sinner-do thosha që me kalimin e viteve raporti mes nesh është përmirësuar, kemi mësuar të njohim njëri-tjetrin më mirë’

Më pas i erdhi radha Carlos Alcaraz.

‘Mendoj se rivaliteti mes nesh është vetëm në fushën e lojës-tha spanjolli-kur nuk luajmë jemi persona krejt ndryshe. Thuajse e harrojmë rivalitetin që kemi nëpër turne’

Jannik Sinner e Carlos Alcaraz po dominojnë tenisin prej 2 vitesh dhe që këtu lindi pyetja: ‘Nuk i jeni mërzitur njëri-tjetrit?’ dhe Alcaraz që e fgjen menjëherë përgjigjen fituese: ‘Në US Open thashë që takoj më shumë atë se nënën time…’ dhe Sinner që i mbajti lojën spanjollit duke vijuar përgjigjen: ‘Por jemi të lumtur që takohemi’.

Por Spanjolli dhe italiani nuk jetojnë vetëm për tenisin. Pasionet respektive për golfin dhe skitë, dihen botërisht dhe gjatë intervistës pati hapësire për shkëmbime batutash edhe për këtë temë.

‘A është koha të spostono rivalitetin tuaj edhe në fusha të tjera si skitë apo golfin?-ishte pyetja. Carlos Alcaraz nuk ka dyshime: ‘Në ski nuk kam asnjë fije shprese’-ishte përgjigjja e spanjollit’ ndërsa Sinner i erdhi menjëherë në ndihme: ‘Avantazhi në ski mes meje dhe atij është i njëjti  avantazh që ai ka ndaj meje në golf’ dhe më pas shtoi duke qeshur: ‘Edhe pse besoj që ai ka marrë ndonjë leksion fshehurazi në pista’

Por Carlos Alcaraz në këtë pikë nuk u shpreh aspak: ‘Për momentin nuk dua të bëj deklarata për aftësitë e mia si skiator’. Kështu fusha e përbashkët në këtë pikë duket se është në garat kart. ‘Për momentin po më shkatërron, atje të paktën e kam ndonjë shpresë për të konkurruar pa u lënduar’-tha Alcaraz

Intervista pati edhe një moment serioziteti dhe ishte momenti kur u bë bilanci për këtë sezon: ‘Rezulatet nuk mund të fshihen, ishte viti im më i mirë për nivelin e tenisit dhe bvazhdimësinë. Kuptova që jam rritur shumë në 12 muaj-tha Alcaraz. Edhe për Sinner, ky vit ishte pozitiv. ‘Për mua ky vit ishte i ndryshëm, do të doja ta mbyllja me një fitore, por nuk duhet të harrojmë cfarë kemi të bëjmë që të dy në dy vitet e fundit’-tha Sinner

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta