Renditja/ Jemi të dytët, jemi në Play Off! Mbyllen llogaritë në Grupin K, me Anglinë si një “miqësore luksi”
13/11/2025 22:46
Shqipëria është zyrtarisht në “Play Off”, kjo falë fitores 0-1 kundër Andorrës me anë të golit të Kristjan Asllanit dhe fitores 2-0 të Anglisë kundër Serbisë.
Kështu Shqipëria është në vendin e dytë me 14 pikë, e pamundur për t’u kapur nga Serbia me 4 pikë më pak dhe me një ndeshje të luajtur.
Sfida e radhës e kuqezinjve do të jetë ajo kundër Anglisë në Tiranë pas tri ditësh, e cila do të jetë si një “miqësore luksi”, me të dyja ekipet që i kanë arritur objektivat e tyre.
RENDITJA:

Top Channel