Live Angli-Serbi/ Vjen “dhurata” e parë për Shqipërinë, Saka kalon në avantazh vendasit (Video)
Norvegjia është vetëm 90 minuta larg Botërorit 2026, me “Vikingët” që mundën 4-1 Estoninë në shtëpi.
Sfida që u duk e vështirë në nisje për Haaland e shokë, me pjesën e parë që u mbyll pa gola, “Vikingët” i vunë vulën sfidës në pjesën e dytë.
Sorloth shënoi dy herë në dy minuta në të 50’ dhe 52’, ndërsa në harkun kohor të 6 minutave ishte Haaland që shënoi dy të tjerë. Goli i Saarma shërbeu vetëm për statistikë, me Norvegjinë që tashmë duket se do të jetë pjesë e Botërorit.
“Vikingëve” i duhet që Italia mos të fitojë në takimin me Moldavinë në mbrëmje, por edhe nëse kjo ndodhë, “Azzurëve” do t’i duhet një rezultat i pamundur për të kaluar në vendin e parë në ndeshjen direkte me Norvegjinë.
Në takimet e tjera, Hungaria mundi 0-1 Armeninë, ndërsa Islanda triumfoi 0-2 në transfertë kundër Azerbajxhanit.
Top Channel