Ish pronari dhe presidenti i Milanit, Yonghong Li është shpallur i falimentuar pasi dështoi në shlyerjen e një borxhi prej më shumë se 250 milionë eurosh, një lajm ky që u bë i ditur nga ‘Corriere Della Sera’.

Sipërmarrësi kinez e humbi kontrollin e klubit kuqezi në 2018 kur Elliot mori në zotërim 100% të kapitalit të Rossoneri Sport Investments, kompania e Li, që kishte 99.93% të aksioneve të Milanit. Në korrik të 2024 u bënë 5 padi kundër Rossoneri Advance Co.Ltd,(një prej kompanive offshore të përdorura nga Yonghong Li për blerjen e Milanit në prill të 2017 me seli në Ishujt Virgin Britanike), për një total prej rreth 170 milionë eurosh borxhe të papaguara.

Të gjitha paditë u bënë nga fonde me seli në Ishujt Kajman, të cilat pretendonin pagesën e borxhit si dhe dëmet  e tjera dhe interesat e maturuara që na viti 2017.

‘Fillimi im erdhi në epokën e shëmtuar të Yonghong Li.Pastaj hyri Elliot dhe gjithçka ndryshoi-tha përpara pak kohësh presidenti i Milanit, Paolo Scaroni. Ndërsa Shefi Ezkekutiv aktual i klubit kuqezi, giorgio Furlani që në kohën e Elliot ishre në rolin e menaxherit e përshkroi në këtë mënyrë epokën kuqezi te Li: ‘Të thuash që Milani u keqmenaxhua, është fyerje për ndërmarrjet e keqmenaxhuara, Milani nuk u menaxhua fare-ishin fjalët e Furlanit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta