“Fëmijë, gra dhe të moshuar po vraponin”/ Përshkallëzohet situata në pikën kufitare mes Pakistanit dhe Afganistanit, disa të plagosur dhe të zhdukur 27/02 09:43
Një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim për vjedhje dhe mashtrim është arrestuar nga policia e Korçës.
Shtetasi Johan Mysllinj ishte shpallur në kërkim, pasi më datën 21.10.2025, disa shtetas kishin bërë kallëzim, sipas të cilëve 28-vjeçari, me të cilët kishte njohje familjare e shoqërore, i kishte mashtruar me pretendime të ndryshme, duke u marrë shuma të ndryshme parash.
Gjithashtu, më datën 08.11.2025, ky shtetas, në lagjen nr. 7, Korçë, ka hyrë në ambientet e një restoranti dhe ka vjedhur nga kasa një shumë lekësh prej 70.000 lekësh, e më pas është larguar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel