Gonxhe dhe ministri italian i Kulturës nënshkruajnë projektin që do të ndihmojë në përfundimin e Galerisë Kombëtare të Arteve

13/11/2025 20:22

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Italisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Galerisë Kombëtare të Arteve dhe MAXXI – Muzeut Kombëtar të Arteve të Shekullit XXI në Romë.

Ky bashkëpunim i rëndësishëm do të shoqërojë procesin e rihapjes së Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë vitin e ardhshëm, duke forcuar misionin e saj kulturor dhe ndërkombëtar.

MAXXI do të jetë një partner strategjik, që do të kontribuojë në modernizimin institucional dhe menaxherial, në formimin e profesionistëve të muzeve, si dhe në zhvillimin e programeve të përbashkëta kulturore dhe kërkimore.

Ky projekt trevjeçar (2025–2028), është pjesë e vizionit të përbashkët për ta kthyer kulturën në urën më të fortë të dialogut, zhvillimit dhe miqësisë shqiptaro-italiane.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta