Duhet të lexoni shumë nëse dëshironi të bëheni shkrimtar të mirë Për herë të parë lexuesi shqiptar do të ketë në dorë një Bibël të bazuar plotësisht nga gjuhët origjinale, aramaishtja, hebraishtja dhe greqishtja.
“Besëlidhja e re Interlineare”, Bibla Pro vjen me një botim dygjuhësh, ku krah për krah tekstit greqisht, vendoset ai shqip, si kurorëzim i punës disa-vjeçare të përkthyesve, teologëve dhe gjuhëtarëve ungjillorë, me drejtues pastor Arben Pango.
“Një përkthim i pastër, i rrjedhshëm, i përshtatshëm, për lexim dhe predikim të përditshëm. As gjë nuk është fshehur, fjala e Zotit bëhet e kuptueshme. Një version që do ta kishin zili shumë gjuhë të tjera“, u shpreh pastori Arben Pango.
Qëllimi i këtij projekti është të ofrojë qartësi, saktësi dhe transparencë në përkthimin e tekstit biblik, duke ruajtur me besnikëri gjuhët origjinale, për ta bërë tekstin më të kuptueshëm për studiuesit dhe lexuesit shqiptarë.
Në aktivitetin e promovimit morën pjesë gjuhëtarë, studiues, teologë, pastorë dhe përkthyes, të cilët argumentuan vlerat e këtij botimi të ri të Biblës.
“Ky lloj përkthimi synon qartë një shkallë të lartë besnikërie gjuhësore dhe shkencore ndaj tekstit origjinal”, tha Anila Kananaj nga Insituti i Gjuhësisë dhe i letërsisë.
Ky përkthim është risi për studimet biblike dhe gjuhësore në vendin tonë.
“Varianti interlinear përbën një mjet të rëndësishëm më së pari për studiuesit e Biblës, por edhe për predikuesit dhe studiuesit e letërsisë shqipe”, tha pastori Meriton Cungu.
Drejtuesi i projekti, pastor Arben Pango, thekson rëndësinë e vazhdimësisë së përkthimit, i cili do të vijojë me pjesën tjetër të Shkrimit të Shenjtë, Besëlidhjen e Vjetër, nga gjuhët origjinale.
Besëlidhja e Re me përkthim interlinear në shqip do të ketë kontaktin e parë me lexuesin në Panairin e Librit, që nis edicionin e 28-të këtë të mërkurë.
Top Channel