Një vizitë e thjeshtë apo diçka më shumë? Kjo është pyetja që ngrihet vetvetiu kur sheh praninë e ish mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic në Continassa, qendra stërvitore e Zonjës së Vjetër.

Pjanic, që ka veshur fanelën bardhezi në periudhën 2016-2019 duke fituar 4 tituj të Serie A, 2 Kupa Italie dhe një Superkupë Italiane u përshëndet me Luciano Spallettin, ish shokun e tij të skuadrës Giorgio Chiellini dhe futbollistët që nuk ishin grumbulluar me kombëtaret dhe po stërviteshin.

Miralem Pjanic, 35 vjet që aktualisht nuk ka asnjë skuadër pas mbylljes së eksperiencës me CSKA e Moskës në qershor, duket se ka dëshirë për t’u kthyer në futbollin evropian, i bindur se ka akoma për të thënë diçka në fushën e lojës. Dhe në këtë pikë, sipas zërave që kanë qarkulluar në ditët e fundit, ai i është vetëofruar Juventusit.

Nga ana e tij, klubi bardhezi është në kërkim të një organizatori që të diktojë lojën përpara mbrojtjes, me Spallettin që në këtë rol ka vendosur Manuel Locatellin, me boshnjakun që mund të jetë një opsion i mirë për momentin aktual e për më tepër ai e njeh mirë ambientin.

Kështu që prania e Miralem Pjanic në Continassa e bën legjitime dilemën: një vizitë e thjeshtë apo një ‘intervistë pune’? Për mesfushën e së ardhmes, objektivi kryesor i Juventusit është Pierre-Emile Højbjerg, që ka një kontratë me Olympique Marseille deri në 2028, ndërsa alternativa është Bernabé i Parmës.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta