Manaj nuk shënoi në ndeshjen e fundit, por nga Andorra ka një tjetër mesazh për serbët: A jemi live…?
Shqipëria mori atë që duhej në Andorrë: fitoren. Me vuajtje, me sakrifica, por në fund arriti të sigurojë tri pikët që lënë pas përfundimisht Serbinë dhe garantojnë pjesëmarrjen në “play off” të Botërorit që do të zhvillohet në SHBA-Meksikë dhe Kanada verën e ardhshme.
Për ta bërë këtë duhen fituar edhe dy “finale” të tjera por sot u vendos vendi i dytë përfudnimisht dhe ëndrra vazhdon…
Në pjesën e parë, Kombëtarja e kishte zotërimin e topit por ishte steril pasi kuqezinjtë e patën thuajse të pamundur të godisnin portën kundërshtare.
Për këtë 45-minutësh mund të përmendim vetëm goditjen e dënimit të Asllanit në minutën e 18’, ndërkohë që rastin më të mirë e kishte kapiteni Gjimshiti i cili pas ekzekutimit të një goditje këndi, gjuajti me kokë por traversa i mohoi golin dhe në këtë mënyrë pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.
Në pjesën e dytë, festa erdhi vetëm në minutën e 67’, kur dy të sapofuturit, Bajrami dhe uzuni, krijuan një superaksion, që në fund u finalizua në mënyrën e duhur nga Kristjan Asllani.
Në pjesën e mbetur të lojës, të besuarit e Sylvinhos e menaxhuan në mënyrën më të mirë takimin, duke marrë tre pikët që mjaftonin për të shkruar historinë.
Kështu Shqipëria ka siguruar matematikisht për herë të parë në histori vendin e dytë që të dërgon në “Play off”-in e një Botërori, kjo edhe falë fitores së Anglisë kundër Serbisë.
Rezultati:
Andorra 0-1 Shqipëri
Asllani 67′
Komenti Live:
90+4′ Fitore historike 0-1 për Shqipërinë kundër Andorrës!
90′ Akordohen 3 minuta shtesë.
83′ Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë për vonesë loje.
81′ Lopez shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
77′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Manaj dhe në vendin e tij futet Tuci.
75′ Rodrigo shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
73′ Bajrami godet nga distanca, me Manajn që devijon, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
69′ Dy zëvendësime te Andorra. Largohen De las Herres dhe Rosas, në vendet e tyre futen Da Silva dhe Fernandez.
67′ Goool Shqipëria 0-1/ Bajrami hedh një top të bukur për uzunin dhe ky i fundit pason për Asllanin, me mesfushorin kuqezi që nuk gaboi nga brenda zonës. (Video)
63′ Asllani arrin të krosojë brenda zonës, por topi ndalet nga Ruiz.
59′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Broja dhe Laçi, në vendet e tyre futen Uzuni dhe Bajrami.
58′ Laçi hedh një krosim në zonë dhe Manaj mbahet nga mbrojtësi kundërshtar, por arbitri akordon faull për vendasit pas një prekje me dorë të sulmuesit shqiptar.
55′ Ajeti ndal me faull kundërshtarin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
51′ Asllani godet në hyrje të zonës, por topi ndalet nga portieri Ruiz.
47′ Asllani lë një top në zonë për Hoxhën, por tentativa e këtij të fundit ndalet nga mbrojtja kundërshtare.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Gjimshiti godet me kokë por topi përplaset në traversë. Më pas Manaj tentoi gjithashtu me kokë, por topi kësaj radhe shkon mbi kuadrat.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
39′ De las Herras shkakton një ndërhyrje të rrezikshme në mesfushë dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
28′ Rodrigo godet nga distanca dhe topi shkon shumë afër portës së Strakoshës.
23′ Hoxha hedh një krosim të ulët në zonë, me topin që shkon shumë pranë portës.
17′ Asllani provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat.
15′ Asllani kroson drejt zonës, por topi shkon në duart e portierit Ruiz.
12′ Manaj merr një top në zonë, rrotullohet bukur, por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja vendase.
1′ Starton sfida!
Formacionet Zyrtare:

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti (C), Ajeti, Mitaj, Asllani, Laçi, Shehu, Broja, Hoxha, Manaj.
Trajner: Sylvinho
Top Channel