Përse Maroku u shpall kampion pas dy muajsh, çfarë ndodhi me Senegalin dhe paralelizmi me Serbi-Shqipëri të 14 tetorit 2014
‘Jam krenar për 300 ndeshjet me Atalantën’-kështu u shpreh kapiteni i Kombëtares shqiptare, berat Gjimshiti në konferencën për shtyp, një ditë përpara sfidës së kuqezinjve me Andorrën për kualifikueset e Botërorit 2026.
Mbrojtësi shqiptar me 300 sfidat e luajtura me fanelën zikaltër të skuadrës bergamaske në këtë mënyrë bëhet futbollisti i 8 me më shumë ndeshje në historinë e kësaj skuadre.
Me këtë rast Atalanta vendosi t’i bëjë një homazh Berat Gjimshitit teksa në rrjetin social Instagram postoi disa Story me imazhin e qendërmbrojtësit shqiptar dhe me numrin 300 në sfond dhe me trofeun e Europa League në duar
Ndërkaq në ndeshjen e fundjavës së kaluar, Gjimshiti mori në duar nga presidenti Percassi një fanelë speciale me numrin 300
Top Channel