Norvegjia, në proces për shpërndarje videosh intime me të mitur, por futbollisti grumbullohet me kombëtaren..
Finalja e Euro 2028 që do të mbahet në Angli,Skoci, Uells dhe Irlandë do të luhet në Wembley. UEFA zyrtarizoi kalendarin e këtij kompeticioni me stadiumin Wembley që do të presë finalen në 9 korrik të 2028, ndërkohë që ndeshja hapëse do të luhet në 9 qershor 2028 në Cardiff.
Në këtë kompeticion ku do të marrin pjesë 24 skuadra janë parashikuar të zhvillohen 51 ndeshje. Nëntë stadium në 8 qytete (Cardiff, Dublin, Glasgoë, Newcastle, Manchester, Liverpool, Birmingham, Londër) do të presin ndeshjet e Euro 2028
‘Tetë nga 9 stadiumet pritëse, me përjashtim të Wembley do të presin një ndeshje të 1/8 të finaleve, ndërsa cerekfinalet do të ndahen mes Cardiffit, Dublinit, Glasgoë dhe Wembley. Për të garantuar trajtim të barabartë, skuadrat fituese të 1/8 të finaleve do të luajnë ndeshjet e tyre cerekfinale në një stadium tjetër’-lexohet në një komunikatë të UEFA.
Java e fundit e kompeticionit do të mbahet e gjitha në Wembley të Londrës me 2 ndeshje gjysmëfinale në 4 dhe 5 korrik, ndërsa finalja është të dielën e 9 korrikut
‘Futbolli është një gjuhë universale-tha presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin-shpreh pasion, aftësi, kurajo, solidaritet dhe respekt më mirë se cdo gjë tjetër dhe na kujton se janë pikërisht diferencat tona ato që e bëjnë sportin tonë kaq të bukur. Në Euro 2028 do të flasim të gjithë me gjuhën e futbollit; të qartë dhe të bashkuar. Vendet pritëse ku kjo lojë mori formë për herë të parë mezi janë në ankth për të mirëpritur miliona tifozë në stadiumet legjendare duke ofruar skenën ideale për një festival emocionesh të përfshira në dizajnin që kemi prezantuar. Duam të maksimizojmë eksperiencën e tifozëve në stadiume dhe në të gjithë botën në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të shijojnë atë që premton të jerë një prej eventeve më madhështore të vitit’.
Top Channel