Rast tronditës në Norvegji, dy lojtarë të së njëjtës skuadër, vëllezër, akuzohen për manipulim ndeshjesh
Juljan Shehu ishte nga lojtarët më të dalluar në ndeshjen ndaj Andorrës. Mesfushori foli pas ndeshjes duke u shprehur mjaft i lumtur dhe kujtojumë që është një ndë rrisitë e këtyre eliminatoreve.
“Të them të drejtën në ndeshjen e parë nuk e mendoja se do jemi këtu. E dinim që është e vështirë dhe ka qenë rrugëtim i bukur shumë. Nuk kam fjalë. Falënderoj ekipin sepse pa ta nuk do të ishim këtu. E kemi merituar të jemi këtu. Kemi bërë ndeshje të mira dhe të bukura e duhet ta shijojmë pak këtë moment. Falënderoj tifozët sepse na u duk sikur po luanim në shtëpi sot. Ishte arritje ndër më të mëdhat e futbollit në Shqipëri,” – thotë Shehu.
Më tej një nga mesfushorët ssurprizë të këtyre ndeshjeve shton: “Unë mendoj se kur luan me ekipe të dobëta në letër, ka presion dhe trysni për të shënuar shpejt. Kjo e fut ekipin në presion dhe bëjmë gabime të thjeshta. Hyjmë në presion me veten por në të dytën kishte hapësira dhe i shfrytëzuam. Bëmë disa ndrsyhime taktike që na i tha trajneir dhe shkuan gjërat perfekt,” – përfundon ai.
Top Channel