Juventus, frenohet rinovimi i Yildiz, klube angleze e spanjolle shënjestrojnë turkun
Një mungesë edhe pse e justifikuar, që bën zhurmë. Futbollistët e Napolit që nuk janë të grumbulluar me kombëtaret u kthyen në punë në Castel Volturno por e bënë pa Antonio Conten.
Një zgjedhje kjo që ka shkaktuar diskutime për mënyrën dhe kohën kur ndodhi, në një moment krize dhe pas kritikave të forta pas humbjes në Bologna. Klubi reagoi menjëherë duke thënë se këto pushime ishin të programuara prej kohësh dhe nuk kanë të bëjnë aspak me krisjen e raporteve me botën e të kaltërve apo me zërat për një dorëheqje të mundshme që qarkulluan ditët e fundit.
Por te Napoli, askush nuk e dinte për këto pushime të kërkuara nga Conte. Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë; edhe kur ishte te Chelsea Conte përfitoi nga pauza e kombëtareve për të shijuar disa ditë pushimi. Ndërsa aktualisht kjo ishte një mundësi e mirë për të për të karikuar bateritë; Conte I periudhës së fundit është shfaqur i boshatisur, nervoz dhe më i përqendruar te dialektika sesa te problemet në fushën e lojës të Napolit të tij.
Me rifillimin e kampionatit, Napolin e pret një muaj shumë i vështirë; Atalanta, Qarabag, Roma, Cagliari në Coppa Italia, Juventus dhe Benfica. Ndeshje në të cilat Conte dhe të tijët duhet të tregojnë se janë kthyer të punojnë së bashku në të njëjtin drejtim. Zërat për një lamtumirë të mundshme të Contes u përgënjeshtruan nga De Laurentiis që është i bindur se Contes i duhet vetëm disa ditë për të rigjetur energjitë që kohët e fundit duket se i kishte humbur. Pra të gjithë janë përkrah trajnerit Italian edhe pse sipas të përditshmes ‘La Repubblica’ De Laurentiis ka menduar për alternativën e Contes nëse do të ketë një prapakthehu të bujshëm dhe emri që ka nisur të qarkullojë është ai i Xavi Hernandez, ish mesfushor dhe trajner i Barcelonës
Top Channel