Analiza e Ancelottit: Vitin e kaluar Reali i Madridit nuk fitoi nga dëmtimet, Botërori me Brazilin, një ëndërr…
Kombëtarja shqiptare e U21 mori maksimumin nga ndeshja e parë miqësore me Moldavinë . Të besuarit e Alban Bushit iu imponuan bashkëmoshatarëve të tyre moldavë duke i mundur me rezultatin 1-0 ku vendimtar rezultoi Burak Alili.
Kombëtarja U 21 e nisi ndeshjen në sulm dhe iu afrua golit të avantazhit që në minutat e para me Dodajn që u ndal nga shtylla. Më pas ishte sërish Dodaj që tentoi me një gjuajtje me kokë, por këtë radhë ishte portiere që e ndali
Megjithatë në minutën e 18 Kombëtarja shqiptare U21 zhbllokoi rezultatin pikërisht me Burak Alilin. Kuqezinjtë e vegjël kërkuan të shënonin sërish dhe iu afruan golit me Rrok Tomën, por pa sukses. Pjesa e dytë nisi me një rast shumë të mirë për Moldavinë, por skuadra e Alban Bushit e mori sërish kontrollin e ndeshjes.
Në castet e fundit të ndeshjes, Kombëtarja U21 pati një tjetër mundësi shumë të mirë shënimi me Selimaj, por gjuajtja i tij përfundoi jashtë. Në fund sfida u mbyll 1-0 për skuadrën tonë kombëtare U21 e cila në 17 nëntor do të luajë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Ukrainën. Kujtojmë që këto miqësore të Kombëtares U21 janë në kuadër të përgatitjeve për Euro 2027 me Shqipërinë që është një prej vendeve organizatore të kompeticionit.
Top Channel