Nga Milani, te falimentimi për borxhet e pashlyera; kurba rënëse e Yonghong Li
Kombëtarja shqiptare e U21 triumfoi në miqësoren me Moldavinë 1-0 falë një goli shumë të bukur të Burak Alilit në pjesën e parë. Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi u prononcua për këtë ndeshje duke vlerësuar paraqitjen e futbollistëve të tij
‘Mendoj që kemi bërë një ndeshje të mirë, me një lojë shumë të mirë sidomos në pjesën e parë, ishte një lojë shumë e luftuar-tha Alban Bushi-Ishim më superiorë në mbajtjen e topit, ishim më të ekuilibruar. Nuk është se rrezikuam shumë mbrapa, kishim mundësinë të shënonim më shumë gola në pjesën e parë. Kurse në pjesën e dytë mund të them që ishin moldavët më shumë në zotërim të topit, por vetëm kaq, nuk është se kishin mundësi për të shënuar. Ne prapë kishim 2-3 mundësi, u nisëm në kundërsulm për të shënuar golin e dytë dhe për t’u qetësuar, por gjithsesi na vunë pak në vështirësi në minutat e fundit sepse bënë shumë presion lart dhe e ndjemë presionin e tyre, por jemi një ekip që kemi atë sistemin tonë 5-3-2 dhe jemi shumë të fortë mbrapa, në kuptimin që edhe kur nuk kemi mundësi për të luajtur mirë, kemi shumë dëshirë për të luftuar dhe sakrifikuar për ta mbrojtur këtë lloj rezultatit’.
Trajneri i kuqezinjve të vegjël tregoi edhe se cfarë i tha autorit të golit të fitores, Burak Alilit në momentin që e shënoi atë
‘E kisha aty afër te pankina, pashë portierin që kishte dalë dhe ai donte të krosonte dhe i thashë gjuaje në portë se të ka dalë portieri dhe m’u duk sikur e shënova unë-shtoi Bushi-I uroj shumë suksese Burakut dhe të gjithë ekipit sepse ata janë aktorët kryesorë që na bëjnë ne të lumtur
Ndeshja tjetër e Kombëtares U21 është ajo me Ukrainën që do të luhet në 17 nëntor me trajnerin kuqezi që vlerësoi skuadrën kundërshtare, por duke shprehur besimin për një lojë të mirë të të tijve
‘Ukraina, e kam thënë edhe më parë që është e një nivel akoma shumë më i lartë se Moldavia, por ne do të luajmë lojën tonë, do të luajmë ashtu si dimë ne, do të luajmë fort-tha Alban Bushi-Do të luajmë me ndërgjegjshmëri, pra të japim maksimumin cfarë do që të ndodhë në fushë. Këtë u them gjithmonë djemve që ne duhet të jemi 100% aty, pra të jemi deri në minutën e fundit në lojë dhe nëqoftëse jemi në avantazh ne duhet të mbrojmë atë rezultat, nëse është barazim ne duhet ta fitojmë, por gjithnjë me mend në kokë, duke e ditur edhe veten sesi jemi, duke pasur ekuilibër gjithmonë’.
Top Channel