Analiza e Ancelottit: Vitin e kaluar Reali i Madridit nuk fitoi nga dëmtimet, Botërori me Brazilin, një ëndërr…
Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e sotme sfidën me Andorrën një përballje kjo që duke u kombinuar me rezultatin e sfidës mes Anglisë dhe Serbisë, mund të kualifikojë kuqezinjtë në fazën e playoffit të Botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho duket se e ka përcaktuar formacionin që pritet të hedhë në fushën e lojës, dhe mësohet se pritet të jetë thuajse i njëjti formacion si në ndeshjen me Serbinë. Diferenca e vetme qëndron se si titullar në ndeshjen me Andorrën, duket se do të jetë Bajrami dhe jo Uzuni që ishte në fushë në mbrëmjen historike të 11 tetorit ndaj Serbisë.
Kështu, duket se për ndeshjen me Andorrën, formacioni i mundshëm pritet të jete me skemën 4-2-3-1 me Thomas Strakoshën në portë. Në mbrojtje pritet të jenë Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Mitaj. Në mesin e fushës duket se do të jenë Julian Shehu dhe Kristjan Asllani. Ndërsa më përpara me shumë gjasa do të jenë Armando Broja, Qazim Laci dhe Nedim Bajrami që do të jenë në mbështetje të qendërsulmuesit Rey Manaj
Sfida mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare do të luhet në orën 20:45 dhe do të transmetohet në platformën Digitalb
Top Channel