Ushtria amerikane akuzohet për spërkatje sekrete të kimikateve toksike në atmosferë/ Studiuesi mjedisor: Po shkatërrojnë sistemet jetike të planetit
Tre dekada pas arrestimit të tij, Nico Clos, i njohur si “Vampiri i Parisit”, ka folur hapur se si filloi obsesioni i tij me mishin njerëzor, një histori që tronditi Francën në fillim të viteve 1990.
Clos, atëherë 22 vjeç, u arrestua në Paris për vrasjen e 34-vjeçarit Thierry Bissonnier. Oficerët e policisë që kontrolluan apartamentin e tij gjetën një pamje të tmerrshme, kocka dhe dhëmbë njerëzorë të shpërndara në dysheme, fragmente kockash të varura nga tavani, kavanoza me hi njerëzor në televizor dhe qese me gjak në frigorifer.
Ai e rrëfeu krimin dhe zbuloi se kishte grabitur varre për të mbledhur mbetje, ndërsa punonte në një morg për të pasur akses në trupa njerëzorë. Ai pranoi se kishte prerë copa të vogla mishi nga kufomat dhe i kishte ngrënë ato, fillimisht të gjalla dhe më vonë të gatuara në mënyra të ndryshme. Cloe u dënua me 12 vjet burg, por u lirua në vitin 2002 pasi kreu shtatë vjet. Ai tani është i lirë dhe ka shkruar librin e gatimit “The Cannibal Cookbook” dhe drejton një faqe interneti që shet “objekte koleksionuese të frymëzuara nga vrasës famëkeq”.
Në një intervistë të kohëve të fundit në podcastin “Anything Goes” me James English, Cloe përshkroi se si filloi tmerri. “Isha 12 vjeç kur pashë një revistë me fotografi të një krimi kanibalistik. Ato imazhe lanë gjurmë tek unë. Që atëherë kam pasur fantazi psikopatike, duke menduar të shqyej mish me dhëmbët e mi”, rrëfeu ai. Ai tha se në moshën 17 vjeç zhvilloi një “fetishizëm ndaj gjakut” dhe kur mori një punë në një morg zbuloi sa e lehtë ishte të rrije vetëm me trupat. “Kur fillova të punoja atje, kuptova se kur isha vetëm në autopsi, mund të prisja copa të vogla mishi dhe t’i haja. Në fillim të gjalla, pastaj i merrja në shtëpi dhe i gatuaja”, zbuloi ai më tej.
Ai gjithashtu pranoi se kishte vjedhur qese gjaku nga spitali ku punonte me kohë të pjesshme, duke përdorur afishe të rreme për ta bërë të dukej sikur ishin përdorur: “Merrja dy ose tre qese gjaku në javë për rreth gjashtë muaj.” Siç tha ai, akti nuk kishte të bënte me shijen, por me “tensionin dhe adrenalinën” që i jepte. “Vampiri i Parisit” mbetet një nga shembujt më tronditës të kanibalizmit në Evropën moderne./TAR
Top Channel