Shqipëria luan finalen me Andorrën për një vend në play off-in e Botërorit 2026. Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se Andorra është një kundërshtar i fortë dhe dueli i nesërm do të jetë i vështirë.

Çfarë prisni nga ndeshja e nesërme dhe a do të ketë ndryshime nga ndeshja që luajtët në Shqipëri kundër Andorrës?

Janë ndeshje të ndryshme sepse trajneri i Andorrës e njeh mirë ekipin e tij, pësojnë maksimumi dy gola edhe në Tiranë ishte e vështirë. Rezultatet e fundit tregojnë se ata janë ekip që luftojnë për çdo top dhe çdo centimetër

A mendon që fakti që luajnë në shtëpi do ketë diferencë të rezultati dhe a besoni se Shqipëria mund t’ia dalë për në botëror?

Po rritemi shumë, por po rriten edhe të tjerët. Diferencat në futboll vazhdojnë e bëhen më të vogla. Kur luan jashtë është ndryshe nga në shtëpi, shifrat e tregojnë këtë edhe për ne. Do bëjmë të pamundurën të arrijmë në botëror.

Ndeshje që duhet ta fitojmë, mund të tregoni diçka nga përgatitja për këtë ndeshje?

Ekipi do jetë i njëjtë për sa i përket shpirtit të garës, a do ketë një sulmues më shumë apo më pak janë çështje teknike, por ne jemi ekip që kemi krijuar identitet dhe kemi treguar se e ruajmë qetësinë dhe dalim nga situatat e vështira dhe gjejmë golin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta