Sylvinho nuk fshihet: Botërori me Shqipërinë një mision. Shpresojmë që mos të na bjerë për pjesë Italia
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur mesditën e sotme në Andorrë ku mbrëmjen e nesërme do të zhvillojë ndeshjen ndaj vendasve, një përballje shumë e rëndësishme për kuqezinjtë pasi na jep një shan të mirë për të mbajtur vendin e dytë në grup deri në mbyllje të këtyre eliminatoreve që përkthehet me një vend në play-off.
Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes dhe stërvitjes së fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja, së bashku me trajnerin ishte edhe kapiteni Berat Gjimshiti.
Kapiteni i Kombëtares tha se në ndeshje me Andorrën do të futen me qëllim 3 pikët si dhe mbajtjen e e vendit të dytë në grup që më pas të luftojnë për një vend në botëror.
Çfarë do tentoni nesër?
Kemi ardhur për një qellim, qe ti marrim 3 piket sepse na nevojiten për kualifikim. Kemi mësuar shume për Andorrën nga ndeshjet qe ka luajtur ne vendin e saj me Anglinë e Serbinë. Nesër do futemi në fushe me qëllim të qartë, për të marrë 3 pikët, sigurisht duke respektuar maksimalisht kundërshtarin.
A kishte menduar që do luaje shanset për Botërorin?
Ndeshje shumë e rëndësishme siç është gjithmonë çdo ndeshje e radhës, besoj që momentet e mira që kemi do i tregojmë edhe në këtë fushe që të marrim 3 pikë që të vazhdojë ëndrra për tu futur në play-off. Para shumë vitesh ndoshta më dukej e pamundur, por siç e dimë futbolli t’i jep këto mundësi që duhet të jesh gati t’i kapësh.
Çfarë ka plus kjo Kombëtare në krahasim me atë në Europian?
Mundësitë për lojtarët që kemi me cilësi, besoj kanë ardhur të rinj, të fortë dhe të talentuar. Kanë vendosur trajnerin më shumë në vështirësi, për ekipin është më e thjesht. Sigurisht që kualiteti është rritur në disa aspekte, është mbajtur grupi dhe besoj është gjëja më e rëndësishme që kemi ne.
Ka ndonjë shans që nesër ta çosh një nga ato goditjet me “çekiç” si në ndeshje kundër Armenisë vite më parë?
Sigurisht që unë si mbrojtës pothuajse në çdo lojë futem për të mos pësuar gol, por nëse më vjen rasti pse jo. E kisha një rast me Letoninë, nesër nëse më vjen mundësia do jap gol. Për mua gjëja më e rëndësishme ekipi, që të fitojmë.
Mesazh për tifozët?
Si gjithmonë, kur dëgjova që do jetë plot me tifozët tonë të jep një shtyrje akoma më shumë. Besoj se mesazhi që do japim gjithmonë ne, është falenderues. Ne mund të bëjmë është të japim maksimumin në fushë dhe ata jashtë, shpresojmë t’i bëjmë të lumtur pas ndeshjes. Besoj do ia arrijmë”.
Top Channel