Barcelona mendon për Kane për të zëvendësuar Lewandowskin? Milan shpreson…
Edi Martini ditët e kaluara u bë protagonist i një veprimi të pahijshëm në përfundim të ndeshjes së Kategorisë Superiore mes Vllaznisë dhe Dinamos, një gjest që padyshim nxiti polemika të shumta.
Trajneri shkodran doli me një postim në rrjetet sociale ku iu drejtua tifozëve me një mesazh nëpërmjet të cilit iu kërkonte ndjesë për sjelljen e tij
Tifozë shkodranë dhe jo vetëm më lejoni që me anë të këtij postimi dua t’ju kërkoj ndjesë për atë veprim të bërë pas ndeshjes nga ana ime që ka pasur lidhje thjesht me emocionet e akumuluara pas një ndeshje të vështirë që donim me çdo kusht ta fitonim dhe e arritëm me shumë mund. Sa për ato hienat qe dalin neper studio i them që përveçse më motivoni mua dhe djemtë e ekipit tim nuk na bëni asgjë tjetër sepse ne jemi VLLAZNIA-shkruante trajneri i skuadrës kryesuese të kampionatit në postimin e tij
Top Channel