Reflektime për librin “Fortesa e fundit: truri dhe mendja”/ Përderisa makinat mendojnë, çfarë na bën ende unikë? Me perlat e gurrës sonë popullore, Ansambli Kombëtar çeli siparin e aktiviteteve në kuadër të festave të nëntorit, me koncertin “Shqipëri o nëna ime”.
Publiku u përfshi në ritmin e muzikës dhe valleve shqiptare nga të gjitha trevat shqipfolëse.
“Kjo ishte një ndër premierat më të bukura që kemi bërë si ansambël. Pjesa më e madhe e publikut është rritur me këto këngë dhe dashuria për vendin dhe për lirikën tonën, të bën të bëhesh pjesë. Ne nuk duhet të harrojmë“, u shpreh tenori Aranit Hoxha.
Një udhëtim përmes artit në histori, koncerti erdhi si një homazh për traditën dhe krenarinë tonë kombëtare.
Ansambli iu bashkua tenori Kastriot Tusha, që u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
“Një mbrëmje e bukur, një nostalgji për mua. Ishte një atmosferë e bukur, me duartrokitjet e publikut që mbushën sallën. Kjo trupë e mrekullueshme është vërtetë për t’u krenuar, sepse mban artistë me shumë vlera“, tha tenori Kastriot Tusha.
Tenori vuri theksin te ruajtja e muzikës sonë popullore, si pjesë e trashëgimisë kulturore shpirtërore.
“Kjo është ADN-ja e kombit tonë. Kjo trupë ka vlera, duhet ruajtur me shumë fanatizëm dhe duhet mbështetur“, tha Tusha.
Top Channel