Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të enjte Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese nga Komisioni i Ligjeve bëri një kërkesë të drejtpërdrejtë për shtesë buxheti, duke kërkuar 2 milionë lekë për mbrojtjen nga zjarri, një kërkesë që, sipas tij, përsëritet për të tretin vit radhazi.
“Nëse bie zjarri te ne, bie edhe tek ju,” tha me ironi ai, duke theksuar se godina është e amortizuar dhe sistemi i mbrojtjes nga zjarri ka nevojë urgjente për përmirësim.
“Do u lutesha Ministrisë së Financës që të jetë më bashkëpunuese sa i përket kërkesave tona. Duke pasur dhe rritje të vendimeve, kërkesave, mendoj që sjell… pra pakësimi i buxhetit nuk është në dinjitetin e Gjykatës Kushtetuese të shtrijë dorën. Po flasim për zërin investim dhe për sa i përket situatës së krijuar, ashtu sa i përket dhe sigurisë kibernetike, ku kemi kërkuar shtesa në lidhje me serverin që kemi instaluar.
Duke qenë se kemi shtuar në strukturë një drejtori shtesë prej 5 vetash, ajo e marrëdhënieve për studimet, gjithashtu është i disati vit që kërkojmë fond minimal prej 2 mln lekë për mbrojtjen nga zjarri, është i treti vit që e kërkoj edhe për shkak të amortizimit të ndërtesës. Se meqë jemi komshinj po na ra zjarri neve, ju bie dhe juve“, u shpreh Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese.
Top Channel