Netflix trondit abonentët/ Largohet nga platforma “Shrek”, “Despicable Me” dhe dhjetëra filma të dashur për shikuesit

11/11/2025 08:29

Netflix ka njoftuar ndryshime të mëdha në katalogun e tij për muajin nëntor, duke hequr disa nga titujt më të dashur të publikut, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta nga abonentët në rrjetet sociale.

Që nga 1 nëntori, filmat e animuar klasikë si “Shrek”, “Shrek 2”, “Shrek the Third” dhe “Shrek Forever After” do të zhduken nga platforma, së bashku me serinë e njohur “Despicable Me” dhe klasikët “Willy Wonka & the Chocolate Factory” (me Gene Wilder) dhe “Charlie and the Chocolate Factory” (me Johnny Depp).

Gjithashtu, disa filma nga ekskluziviteti “Fast & Furious” do të hiqen, përfshirë “2 Fast 2 Furious”, “Tokyo Drift” dhe “Hobbs & Shaw”. Komeditë ikonike si “Ferris Bueller’s Day Off” dhe “Horrible Bosses” po ashtu janë në listën e filmave që do të largohen.

Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin e tyre për largimin e këtyre titujve që kanë shoqëruar breza të tërë shikuesish.

“Si mund të hiqet ‘Shrek’? Është një krim kulturor!”-ka shkruar një përdorues në X (ish-Twitter), ndërsa të tjerë kanë komentuar se po humbin “një pjesë të fëmijërisë së tyre”.

Megjithatë, Netflix ka paralajmëruar se në vend të tyre do të shtohen disa filma të mëdhenj e të shumëpritur.

Trilogjitë “Back to the Future” dhe “The Hangover”, si dhe filmat “Charlie’s Angels” (2000) dhe “Crazy Rich Asians” (2018), do të jenë të disponueshme këtë muaj.

Po ashtu, në fund të nëntorit do të nisë edhe një nga ngjarjet më të pritura të vitit: sezoni i pestë dhe i fundit i serialit “Stranger Things”. Pjesa e parë (Vëllimi 1) do të publikohet më 26 nëntor, ndërsa pjesa e dytë (Vëllimi 2) pritet të dalë për Krishtlindje, me finalen që do të transmetohet në Natën e Vitit të Ri.

Edhe pse shumë shikues janë të zhgënjyer për largimin e klasikëve të dashur, Netflix premton se nëntori do të jetë një muaj plot surpriza dhe rikthime të mëdha në platformë./ TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta