U vra në Rinas/ Gilmando Dani, “krahu i djathtë” i Shullazit, sapo ishte kthyer nga Barcelona
11/11/2025 15:00
Gilmando Dani është viktima e atentatit të ndodhur mesditën e kësaj të marte pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
Dani njihet si “krahu i djathtë” i Emiljano Shullazit. Së bashku me 40-vjeçarin që u plagos, ata sapo ishin kthyer nga Barcelona dhe ndodheshin në një automjet tip “Benz”.
Persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr në drejtim të automjetit ku po udhëtonte së bashku me me Muçi Shaljani (Sheqeri).
Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar dhe ka nisur krehjen e zonës ndërsa paraprakisht po hetohet për përplasje mes grupeve kriminale.
Top Channel