Top Story/ Debati mbi ligjin për gjininë, Amber Candy: Kjo nuk ka ndryshuar asgjë për ne, në dokumente unë ende jam mashkull

10/11/2025 21:16

Debati mbi ligjin e ri për barazinë gjinore po ndez opinionet në Shqipëri. Ligji ka për qëllim të rifreskojë përkufizimin e përkatësisë gjinore dhe të fuqizojë barazinë në shoqëri, por ka nxitur debate të ndezura, jo vetëm politike, por edhe kulturore.

Ligji i ri zgjeron kuptimin e gjinisë nga një kategori biologjike në një konstrukt social duke përfshirë role, sjellje dhe identitet, çka solli edhe protesta kundër miratimit të tij.

Ish-banorja e Big Brother VIP 4, Amber Candy u shpreh në “Top Story” se ky ligj nuk ka ndryshuar asgjë dhe se në dokumentacione ajo ende ka gjininë mashkull.

“Në momentin që unë e kam vendosur të jetoj në Shqipëri dhe nuk kam zgjedhur Europën si shoqet e mia, të cilat kanë marrë azile politike dhe gjëra të tilla. Unë kam dashur që forcën time ta tregoj në vendin tim. Ky ligj nuk ndërhyn në gjendjen civile, sepse unë në dokumentet e mia nuk e gëzoj gjininë që kam. Njerëzit e kanë ngatërruar këtë ligj me komunitetin LGBTI+. Unë në dokumentacionin tim nuk e kam ndryshuar gjininë edhe pse në operacionet e kam ndryshuar.

Kjo më pengon, sepse kjo është zgjedhja ime, dua që në dokumente të jem kjo që jam. Nuk më shton asgjë ky ligj.

Ligji normalisht del, konfirmohet dhe zbatohet. Sepse shqiptarët kështu janë mësuar, ecin me ligje. Nuk ecin me instinktin e njeriut që të respektojmë njëri-tjetrin”, tha Amber.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta