Rrëfimi i Joe Jordan, skocezi që ‘u kap’ me Gattuson: E humbi pak toruan, Baresi me solli në Botëror

10/11/2025 12:30

‘Tani jam gjysh’-është fraza e thënë në gjuhën italiane Joe Jordan që rrëfehet për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’. Skocezi tregon në intervistën e tij për peridhën që kaloi në futbollin italian dhe domëthënien që patën për të 3 vitet nga 1981-1984. I mbiquajtur ndryshe edhe si ‘Peshkaqeni’, Joe Jordan u bë pjesë e Milanit në një moment shumë të vështirë të kuqezinjve, por mbetet në zemrën e tifozerisë së Milanit

Joe, përse zgjodhët Italinë?

‘Doja të luaja jashtë vendit. Në 1975 më kërkoi bayerni i Beckenbauer, por klubi im atëherë e refuzoi. Në 1981 isha te Manchester United dhe isha i lumtur; për mua u interesuan edhe klube angleze, por unë doja të luaja jashtë dhe kur mësova për interesin e Milanit, vendosa të largohesha’.

Impakti juaj me futbollin italian?

‘Erdha këtu me bashkëshorten dhe 3 fëmijët e mi dhe klubi, që atëherë kishte Zotin Colombo si pronar, u kujdes për mua. Bashkëshortja e Colombos e conte shpesh bashkëshorten time në supermarket. Përshtatja me jetën në itali duhej të ishte një problem, por në fakt nuk ishte kurrë e till. Problemi ishte fitorja e ndeshjeve; Milani ishte një klub i madh por në atë kohë ishte në një moment të vështirë. Përpara se të shkoja unë, kishte rënë në Serie B(për shkak të një skandali bastesh) dhe sapo ishte ringjitur në Serie A’.

Në sezonin tuaj të parë, Milani zbriti në Serie B për shkak të rezultateve në fushën e lojës

‘Mendoj se të gjithë, duke përfshirë edhe vetën time, duhet të pranojmë përgjegjësinë se nuk bëmë më të mirën sepse mund dhe duhet të kishim bërë më mirë. Nuk ishte një faktor i vetëm që ndikoi në rënien nga kategoria, por shumë gjëra’

Tek Milani i asaj kohe ishin Franco Baresi e Mauro Tassotti.

‘Ishin të rinj, por kishin shumë eksperiencë: psh, Franco kishte fituar një titull kampion. Ishin të gjithë djem të mirë, më ndihmuan: kujtoj që shkoja shpesh në stërvitje me makinë me Burianin, Tassottin, Antonellin. Ishin djem të mirë që u bënë edhe futbollistë të shkëlqyer, jo vetëm Baresi dhe Tassotti’

Në 1982-83 luajtët me Milanin në Serie B

‘Skuadra ndryshoi rrënjësisht, erdhën shumë të rinjë që përfituan nga rasti; nuk bënë mirë në atë sezon, por e vijuan karrierën e tyre në nivele të larta duke u shndërruar në futbollistë të shkëlqyer

Përse një vit më pas shkuat te Verona?

‘Nuk dija shumë, por me kishin lënë shumë përshtypje kur luajtën në Coppa Italia dhe të gjithë ata që pyesja më thonin që ishte një klub shumë i mirë. Fola me Drejtorin sportiv, Ciccio Mascetti, më pëlqyen si ai ashtu edhe planet e klubit. Gjeta një skuadër shumë të mirë me një trajner të shkëlqyer dhe një qytet shumë i bukur për të jetuar. U largova në fund të sezonit për t’u kthyer në shtëpi, por e dija që po lija një skuadër shumë të mirë që një vit më pas fitoi një titull kampion

Mes shokëve të skuadrës dhe kundërshtarëve, cili ju ka impresionuar më shumë në Itali?

‘Juventus që kishte në radhët e tij si lojtarë të huaj ashtu dhe italianë të një niveli të lartë. Por futbollistët italianë në ato vite…Italia fitoi Botërorin e 1982 dhe unë mbaj mend që shkova në finale’.

Si?

‘Isha në Marbella me miqtë e mi, Franco Baresi me gjeti biletat dhe shkuam në Madrid te grumbullimi i Italisë. Takova Francon, Marco Tardellin dhe shumë të tjerë. Ishte e vështirë të zgjidhje futbollistin më të mirë të asaj Italie. Sigurisht që mbështeta Italinë, pas finales shkova të festoja, por ishim të gjithë në të njëjtin hotel me Gjermaninë; u shkëmbeva me 5 lojtarë në ashensor, nuk ishin të lumtur. Atë finale e fitoi skuadra më e mirë’.

Përse ju quanin ‘Peshkaqeni’?

‘Nuk e di, ndoshta sepse nuk kisha 2 dhëmbë përpara që i humba pas një goditje të marrë në gojë në ndeshjen time të parë në Angli ku shkova në moshën 18 vjecare nga Skocia. Prita fundin e karrierës që të zgjidhja përfundimisht këtë problem, kur erdha te Milani humba edhe një dhëmb tjetër’

Përse në Itali ju mbajnë mend ende?

‘Duhet të pyesni tifozët. Shkova te Milani në një moment shumë të vështirë për ta dhe sezoni im i parë nuk ishte i mirë. Ramë në Serie B, por unë doja që të qëndroja dhe për fat edhe Milani e donte këtë  dhe gjërat u përmirësuan. U përpoqa të jap më të mirën si te Verona’

Po ta mendoni edhe njëherë, a do të vinit më herët në Itali?

‘Në Itali, të huajt deri në 1980 nuk mund të luanin. Po të mos kisha ardhur do të ishte një humbje e madhe për mua; në shumë aspekte ishte lëvizja më e mirë që mund të bëja. Në Angli, kam luajtur për klube shumë të mirë si Leeds dhe Manchester United, por eksperienca e të luajturit dhe jetuarit në një vend dhe mënyrë tjetër është diçka që unë jam i lumtur që e bëra dhe do të ishte një peng i madh nëse do të ndodhte e kundërta’

Një tjetër gjë që tifozët kujtojnë është incidenti mes jush dhe Gennaro Gattuso në 2011

‘Mendoj se ai e humbi pak toruan; ishte ndëshkuar me karton të kuq, duhej të linte fushën e lojës, më kaloi përpara dhe pati një duel ballë për ballë. Për asnjë arsye nuk do lejoja që gjërat të shkonin më tej; si futbollist kur je në kthetrat e emocioneve mund të bësh gjëra për të cilat pendohesh më vonë. Por si trajner duhet të kesh disiplinë. Jam i sigurt se tani që është trajner, mendon njësoj si unë. Për mua sidoqoftë, gjithçka u mbyll pas asaj ndeshjeje

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta