Marrëveshja e Senatit i jep fund mbylljes më të gjatë të qeverisë amerikane: Tre mësimet politike

10/11/2025 09:02

Pas më shumë se 40 ditësh ngërç politik, Senati amerikan votoi me mbështetje dypartiake për të miratuar një marrëveshje që i jep fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së.

Punonjësit federalë do të rikthehen në punë dhe do të marrin pagat e prapambetura, ndërsa shërbimet publike si ndihma ushqimore dhe funksionimi i aeroporteve do të rifillojnë.

Marrëveshja, e cila financon qeverinë vetëm deri në fund të janarit, u arrit pas presionit në rritje mbi të dyja partitë për t’i dhënë fund paralizës institucionale që kishte ndikuar miliona amerikanë. Pavarësisht rifillimit të funksioneve federale, pasojat politike të këtij ngërçi pritet të vazhdojnë.

Votimi nxori në pah përçarjet brenda Partisë Demokratike midis krahut të majtë dhe atij qendror. Disa senatorë demokratë vendosën të mbështesin marrëveshjen për të shmangur dëmet ekonomike dhe sociale të mbylljes, ndërsa të tjerë e konsideruan këtë si një dorëzim përballë politikave të ashpra të republikanëve dhe presidentit Trump.

Presidenti Donald Trump refuzoi të bënte kompromis gjatë gjithë periudhës së mbylljes, duke ruajtur presionin mbi demokratët. Në fund, republikanët arritën të mbajnë të bashkuar partinë dhe të sigurojnë një marrëveshje që nuk ndryshon ndjeshëm nga pozicionet e tyre fillestare. Strategjia e qëndrueshme e Shtëpisë së Bardhë rezultoi efektive në afatin e shkurtër.

Edhe pse kjo mbyllje përfundoi, tensionet politike mbeten. Financimi i miratuar është i përkohshëm dhe mund të sjellë një tjetër përplasje në fillim të vitit të ardhshëm. Demokratët, të ndarë në qëndrime, mund të përpiqen të tregohen më agresivë ndërsa afrohen zgjedhjet e mesit të mandatit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta