Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të lirohet nga burgu pasi gjykata Paris vendosi të hënën se ai mund të qëndrojë i lirë deri në shqyrtimin e apelimit të dënimit të dhënë në shtator për “komplot kriminal”.
Sarkozy u dënua për përfshirjen e tij në një skemë të financimit të fushatës së vitit 2007 me para të dyshuara nga Libia, në këmbim të favoreve diplomatike.
Gjatë një paraqitjeje me video para gjykatës, ai deklaroi se 20 ditët e kaluara në burg kanë qenë “shumë të vështira”.
Prokurorët kërkuan që Sarkozy të lirohej nën kontroll gjyqësor, me kufizime mbi personat me të cilët ai mund të ketë kontakt.
Gjykata sqaroi gjithashtu se ish-presidentit i ndalohet çdo komunikim me personat e përfshirë në çështje, si edhe me ministrin aktual të Drejtësisë së Francës, Gerald Darmanin, i cili tërhoqi vëmendjen publike pasi vizitoi Sarkozy-n në burg në tetor.
Top Channel