Napoli, çfarë po ndodh? Përlasje e fortë në dhomat e zhveshjes, pritet takim Conte-De Laurentiis
Ditën e diel u zhvilluan ndeshjet që mbyllën javën e 11 të Kategorisë Superiore, Teuta-Partizani dhe Elbasani-Egnatia. Ashtu sic ka ndodhur edhe në javët e kaluara edhe këtë radhë është përcaktuar formacioni më i mirë dhe trajneri më i mirë i kësaj jave nga trajnerët e skuadrave kombëtare të moshave.
Për këtë radhë skema e përzgjedhur për formacionin e javës është 3-4-3 me portierin e Pohls të Vllaznisë, ndërkohë që në mbrojtje janë rreshtuar: David Atanaskoski (Partizani), Elmando Gjini (Vllaznia) dhe Bruno Lulaj (Elbasani).
Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur: Paulo Buxhelaj (Partizani), Bruno Telushi (Flamurtari), Valentino Murataj (Flamurtari) dhe Patrik Bardhi (Vora). Ndërsa për repartin e sulmin kanë spikatur: Adeloye (Vora), Bekim Balaj (Vllaznia) dhe Tsague (Elbasani).
Përsa i përket trajnerit më të mirë, për këtë javë është zgjedhur Oltion Kërrnaja i Partizanit pas asaj fitoreje të çmendur me përmbysje dhe me 10 lojtarë ndaj Teutës në Durrës
.
Top Channel