“I falënderoj kandidatët e pavarur”, Berisha nuk pranon humbjen në 5 bashkitë, kreu i PD: Zgjedhjet ishin farsë, ky është narko-shtet

10/11/2025 17:13

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat është shprehur se këto zgjedhje në 5 bashki ishin një farsë elektorale.

Pavarësisht humbjes, Berisha i falënderojë kandidatët e pavarur për pjesëmarrjen, duke u shprehur se ata bënë të pamundurën.

“Dua ti falënderojë përzemërsisht kandidatët e pavarur. Ata kanë konstatuar që Shqipëria ka vetëm farsë elektorale. Ata bënë të pamundurën, ata qytetar intelektual por konstatuan që këtu s’ka zgjedhje por farsë.

Kjo tregon farsën kur nuk marrin pjesë në zgjedhje. Ne ishim thirrje për të mbështet të pavarurit.  Nuk i bojkotuam zgjedhjet. Ne s’kemi bërë thirrje, ne mbështetëm dhe u regjistruam për shkak të këtyre. Ishin disa veprime që testuan që kjo qeveri nuk bënë zgjedhje dhe qytetarët nuk dolën.

Farsa duhet luftuar. Unë u kërkojë juve të studioni kategoritë e diktaturës dhe autokracisë, janë regjime ku pushteti përqendrohet në një dorë ose në një grup, që nuk zhvillojnë zgjedhje që e pranojnë por e shtypin pluralizmin. Ky është narko-shtet. Më thuaj një institucion që nuk ka kartel të drogës. KLSH është institucion i kontrolluar nga narko-qeveria”, tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta