Shkelja e procedurave për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi, Rakipllari sqaron në Top Story dokumentin me informacionin e klasifikuar
Në të njëjtën ditë kur ish kryeministri konfirmonte se do paraqitej nëse pyetej nga SPAK, prokurori i posaçëm Alfred Shehu siç tregojnë shkresat përgatiti urdhrin për ta pyetur ish kryeministrin si person që ka dijeni për 21 janarin.
Kërkesa ndaj ish kryeministrit është që Sali Berisha të paraqitet të premten në orën 10:00. Kjo shkresë që mban datën 7 nëntor dhe TCH disponon bëhet me dije se prokurori, i cili po heton kallëzimin e familjes së Aleks Nikës thotë se për nevoja të hetimit me urdhrin e datës 3 nëntor 2025 urdhërohet thirrja e shtetasit Sali Berisha.
Gazetarja Anila Hoxha sjell detajet për Top Story: “Sikurse është bërë e ditur jozyrtarisht këtë të premte, në orën 10:00 Sali Berisha është thirrur në SPAK.
Kërkesa e parë ishte ajo e datës 3 nëntor. Kjo ftesë nuk është marrë dhe nuk është bërë i mundur njoftimi i ish-kryeministrit. Më 7 nëntor, prokurori ka nisur kërkesën sërish që do të ketë cilësinë e deklaruesit që do të hedhë detaje më tepër sa i përket hetimit që lidhen me 21 Janarin. Ish-kryeministri ka bërë të ditur që s’ka pasur dijeni.
Hetimet nisën pas kallëzimit të familjes Nika, e cila kishte nisur një odise me drejtësinë shqiptare. Kishte dhënë gjykimin e saj Gjykata e Strasburgut. Kjo është kërkesa e dytë që ish-kryeministri të paraqitet.
Do të shihet nëse ai do e pranojë këtë ftesë”.
Top Channel