Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 5 bashkive që u realizuan një ditë më parë.

Ai falenderon qytetarët për besimin, por nuk lë pa përmendur edhe numrin e ulët të pjesëmarrësve në proces.

“5 bashki 🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore 🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve. #KRENARpërPS🇦🇱🌹🇪🇺”, shkruan Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta