Tre dronë janë parë sonte mbi centralin bërthamor Doel në Belgjikë, njoftoi një zëdhënës i kompanisë energjetike Engie.

Sipas tij, operacionet e centralit nuk janë prekur, ndërsa autoritetet janë informuar menjëherë për incidentin.

Të dielën pasdite, aeroporti i Liezhit u detyrua të pezullonte përkohësisht fluturimet për shkak të pranisë së një droni – incident që është i përsëritur shpesh herë në Belgjikë gjatë ditëve të fundit.

Në javët e fundit, shfaqjet e dronëve janë raportuar në disa pika të vendit, përfshirë bazën ushtarake belge Kleine-Brogel, e përdorur nga NATO. Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, kjo bazë konsiderohet si një nga vendet në Evropë ku ruhen armë bërthamore amerikane. Po ashtu, trafiku ajror në aeroportet e Brukselit dhe Liezhit është pezulluar disa herë kohët e fundit për arsye të ngjashme.

Javën e kaluar, Ministria Gjermane e Mbrojtjes bëri të ditur se Bundeswehr po ofron mbështetje për Belgjikën në mbrojtjen kundër dronëve, pas një kërkese zyrtare nga autoritetet belge.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta