Apeloi vendimin, Gjykata franceze pritet të vendosë sot nëse Sarkozi do të dalë nga burgu

10/11/2025 10:42

Një gjykatë franceze pritet të vendosë sot nëse ish-presidenti Nicolas Sarkozi, mund të lirohet nga burgu pas apelimit të tij.

Ish-presidenti po kërkon të lirohet pas apelit të tij kundër dënimit me pesë vjet burg për konspiracion kriminal.

Sarkozi ndodhet në burg që nga 21 tetori, por avokatët e tij kërkuan që ai të lirohej, ose të lihej në arrest shtëpie.

Ai raportohet të jetë ankuar se jeta e tij në burg ishte “shumë e vështirë”, ndërsa këmbënguli edhe një herë se ishte i pafajshëm.

Nuk do të rrëfej kurrë diçka që nuk e kam bërë”, tha ai, duke shtuar se vazhdon luftën e tij “që e vërteta të triumfojë”.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta