A do të largohet Antonio Conte nga Napoli? De Luarentiis jep përgjigjen përfundimtare: Tifozëve u them që…

10/11/2025 21:05

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka dalë publikisht për të shuar zërat e fortë që qarkulluan ditët e fundit mbi një prishje të mundshme me trajnerin Antonio Conte.

Në një postim në X, numri një i klubit i quajti “përralla” lajmet për dorëheqjen e strategut italian, duke rikthyer qetësinë në kampin napolitan.

“E lexova përrallën për dorëheqjen e Contes në internet. Më pëlqejnë mediat sociale, por mendimet që qarkullojnë aty nuk janë gjithmonë të sakta”, shkroi De Laurentiis.

Më tej, ai theksoi marrëdhënien e fortë që e lidh me trajnerin: “Gjithmonë ka pasur një lidhje të veçantë midis meje dhe Contes, një lidhje burrash që ndajnë tre ‘C’-të… Tifozëve u them se jam krenar që kam pranë meje një njeri të vërtetë si Antonio Conte, të aftë të sakrifikojë çdo sekondë të jetës së tij për profesionin e tij, me bujari dhe përkushtim ekstrem”.

Deklarata e fortë e presidentit vjen pas tensioneve të ditëve të fundit dhe shpërthimit të Contes pas ndeshjes ndaj Bolonjës, çka kishte ushqyer thashethemet për një krisje në marrëdhëniet e tij me klubin.

Por tashmë, ADL e ka bërë të qartë: Conte mbetet i padiskutueshëm në stolin e Napolit, ndërsa klubi synon stabilitet dhe vazhdimësi në këtë fazë delikate të sezonit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta