Video/ Momenti i rrëzimit të helikopterit në Dagestan që vrau 4 drejtues të industrisë së mbrojtjes ruse
Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Filipine, ndërsa tajfuni Fung-wong ka goditur rajonet qendrore dhe lindore të vendit, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të fuqishme.
Pjesë të mëdha të rajonit Bicol kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa stuhia pritet të godasë më vonë Luzonin verior.
Më shumë se një milion banorë janë larguar nga zonat e rrezikut në provincën Aurora, ku tajfuni pritet të zbarkojë të dielën në mbrëmje. Zyrtarët u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e detyrueshëm të evakuimit.
Sipas autoriteteve meteorologjike, erërat kanë arritur deri në 230 km/h, duke goditur tashmë disa zona të Luzonit, ishulli më i populluar i vendit.
Alarm i lartë në shumicën e rajoneve
Shumë zona në Luzon janë vendosur në nivelet e para dhe të dyta më të larta të alarmit, ndërsa kryeqyteti Manila vazhdon të jetë në nivelin 3. Të hënën, shkollat dhe ndërtesat publike do të mbeten të mbyllura në pjesën më të madhe të vendit. Rreth 300 fluturime janë anuluar.
Një video e qarkulluar në rrjetet sociale tregon urën e varur në qytetin Camaligan, në provincën Camarines Sur, duke u lëkundur nga erërat e forta.
HAPPENING NOW: Strong Winds Shake Camaligan’s Hanging Bridge.
Strong gusts from Typhoon Fung-wong (#UwanPH) caused a famous hanging bridge in Camaligan, Camarines Sur, Philippines, to sway dangerously.
Source: Richard Cecilio, DWIZ 95.1 South Luzon pic.twitter.com/z63SdyWuOd
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 9, 2025
“Valët filluan të rriteshin rreth orës 07:00”, tha Edson Casarino, banor i ishullit Catanduanes, për AFP. “Kur godasin valëpritësin, e ndjej tokën të dridhet. Pikon shi me rrëmbim dhe era dëgjohet fort.”
Agjencia meteorologjike paralajmëron se Catanduanes mund të goditet drejtpërdrejt nga tajfuni, pasi “syri” i tij është shumë afër zonës.
UWAN IS COMING. Strong waves smash into the coastline of Dinapigue, Isabela on Sunday (Nov. 9, 2025), as Super Typhoon #UwanPH (Fung-wong) approaches the landmass of Luzon.
The powerful cyclone is expected to make landfall in Aurora province tonight or early Monday (Nov. 10)… pic.twitter.com/AIjQiwgKPf
— Philippine News Agency (@pnagovph) November 9, 2025
Shtëpi të lidhura me litarë dhe kisha të përmbytura
Të shtunën, disa banorë lidhën shtëpitë e tyre me litarë për t’i mbrojtur nga rrëzimi ose zhvendosja nga erërat e fuqishme.
Në një video të verifikuar nga AFP, një kishë në qytetin Birac duket e rrethuar nga ujërat, të cilët kanë arritur deri në gjysmën e hyrjes së saj.
Më në jug, në ishullin Mindanao, përmbytjet e para të lidhura me mbërritjen e Fung-wong shkaktuan vonesa të mëdha në qarkullim.
Në provincën Sorsogon, në jug të Luzonit, shumë banorë u strehuan në një kishë. “Jam këtu sepse valët pranë shtëpisë sime janë bërë shumë të mëdha. Jetoj pranë bregdetit dhe erërat janë tepër të forta,” tregoi Maxine Dugan.
Rreziqet e përmbytjeve masive
Tajfuni pritet të sjellë mbi 200 mm shi, çka mund të shkaktojë përmbytje të përhapura, paralajmëroi zyrtari meteorologjik Benison Estarreja. Ai shtoi se është e mundur që pellgjet kryesore ujëmbledhës në vend të tejmbushen.
Stuhia mbërrin vetëm pak ditë pas tajfunit Kalmagi, i cili shkaktoi më shumë se 224 të vdekur dhe u përshkrua si tajfuni më vdekjeprurës i vitit, sipas të dhënave të EM-DAT.
Në provincën Cebu, e cila u godit rëndë nga Kalmagi, operacionet e shpëtimit u ndërprenë të dielën për shkak të afrimit të Fung-wong. “Nuk mund të vëmë në rrezik ekipet tona. Nuk duam që të bëhen viktimat e radhës,” tha Mira Daven, zyrtare rajonale e menaxhimit të emergjencave.
Filipinet goditen nga rreth 20 stuhi tropikale dhe tajfune çdo vit. Zonat më të varfra janë zakonisht më të prekura. Shkencëtarët paralajmërojnë prej vitesh se ndryshimet klimatike po e bëjnë motin ekstrem më të shpeshtë, më vdekjeprurës dhe më shkatërrues.
Top Channel