Interi ka arritur një fitore të rëndësishme në Itali, kundër Lazios me rezultatin 2-0.
Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Chivu, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 3’ me anë të kapitenit Lautaro Martinez, i cili realizoi një supergol.
Goli i dytë u shënua nga talenti i sulmit Bony, i cili gjeti rrjetën në minutën e 62’, duke futur në kasafortë tre pikët.
Me këtë fitore, Interi mori hak për atë barazim 6 muaj më parë me Lazion, që i kushtoi zikaltërve titullin kampion dhe tashmë e shohin veten në krye të tabelës me 24 pikë, po aq sa Roma, ndërkohë që ndiqen nga Milani dhe Napoli me 22 pikë dhe Bologna me 21.
REZULTATI:
INTER 2-0 LAZIO
Lautaro 3’, Bony 62’
Goli i Lautaros (Video)
Goli i Bonyt (Video)
RENDITJA:

Top Channel