Pamjet e Donald Trump duke fjetur gjatë një konference në Zyrën Ovale u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur debate dhe kritika nga kundërshtarët e presidentit.

Trump po merrte pjesë në konferencë në lidhje me uljen e çmimeve për ilaçet për humbje peshe, ku ishte së bashku me zyrtarë të tjerë.

Në disa momente, sytë e Trump-it dukeshin të mbyllur, dhe në të tjera ai dukej se përpiqej t’i mbante hapur, duke i fërkuar sytë herë pas here.

Imazhet shkaktuan kritika të menjëhershme nga kundërshtarët e Trump-it. Zyra e shtypit e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, një prej kundërshtarëve kryesorë të presidentit, postoi fotot e Trump.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Taylor Rogers, tha në një deklaratë për CNN se presidenti nuk po flinte.

Ajo u shpreh se presidenti foli gjatë gjithë kohës dhe mori shumë pyetje nga mediat gjatë konferencës, ku u njoftua një ulje historike e çmimeve për amerikanët për dy ilaçe për diabetin, sëmundjet e zemrës, obezitetin dhe të tjera.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta