Tre persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur të shtunën, pasi stuhia goditi ishullin turistik spanjoll të Tenerifes.

Një person e mori rrjedha e ujit në La Guancha, në veri të ishullit, i cili u transportua me helikopter drejt spitalit, por nuk arriti të mbijetonte. Një tjetër person u gjet i pajetë pranë plazhit El Cabezo, në jug të ishullit.

Ndërkohë, një grua humbi jetën pasi një sulmi në zemër, pasi një valë e fuqishme uji tërhoqi rreth 10 persona në veri të Tenerifes.

Tre prej tyre mbetën të plagosur rëndë dhe u dërguan menjëherë në spital.

Shërbimi i emergjencës së Ishujve Kanarie ka vendosur alarmin për rrezik të lartë në zonat bregdetare, duke paralajmëruar banorët dhe turistët të shmangin afrimin me detin për shkak të kushteve ekstreme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta