Tragjedi në SHBA/ Helikopteri mjekësor rrëzohet në Tennessee, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë
Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që mbante rreth 90 emigrantë u përmbys pranë kufirit detar mes Malajzisë dhe Tajlandës.
Mediat e huaja raportojnë se deri tani janë gjetur gjallë vetëm gjashtë persona, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë.
Shefi i policisë së shtetit të Kedahut, Anjli Abu Sa, tha se incidenti ka ndodhur tre ditë më parë dhe se dy varka të tjera, të cilat besohet se transportonin një numër të ngjashëm emigrantësh, rezultojnë ende të zhdukura.
Autoritetet kanë shpëtuar edhe 10 emigrantë të tjerë që dyshohet se ishin nisur me anije nga Mianmari. Zyrtari i autoritetit, Admirali Romly Mustafa, bëri të ditur se mes të shpëtuarve ka tre shtetas nga Mianmari, dy persona të pakicës Rohingya dhe një shtetas nga Bangladeshi.
Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe për gjetjen e të zhdukurve, ndërsa rriten shqetësimet për tragjedi të tjera të mundshme, për shkak të dy varkave të pazbuluara ende.
Top Channel