Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e ri, me një pjesëmarrje totale prej 18.45%.

Por sipas të dhënave të KQZ, ajo që u vu re është një pjesëmarrje shumë e ulët nga ana e të rinjve në procesin e votimit.

Referuar shifrave, grupë-mosha 18-24 dhe 25-34 ka pasur një përqindje shumë të ulët pjesëmarrje në të gjitha bashkitë.

Në Vlorë vetëm 7.87% e të rinjve nga mosha 18-24 kanë marrë pjesë, ndërsa nga mosha 25-34 kanë qenë 8.79%.

Në Berat kanë votuar vetëm 11.86% të grup-moshën 18-24 ndërsa 13.05% kanë qenë të grip-moshën 25-34.

Në Cërrik shifra janë 16.46% për grup-moshën 18-24 dhe 14.65 për grup-moshën 25-34.

Në Mat duket së kanë votuar një përqindje më e lartë e të rinjve, përkatësisht 29.52% dhe 25.25%.

Bashkia Tepelenë ka shifrat 25.03% dhe 21.91% te grup-moshat e reja.

Po ashtu vihet re që numrin më i lartë i votuesve i takon grup-moshën mbi 65 vjeç.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta