Rite magjike pro-liderit rus me lakuriqë nate dhe kafka, Rusia dënon me burg “shtrigën” e Putinit, akuzohet…

09/11/2025 13:41

Alyona Polyn, 45-vjeçarja, e lindur si Elena Sulikova, u dënua me 2 vite burg nga një gjykatë e rajonit të Moskës për “nxitje të urrejtjes” dhe të “dhunës” kundër praktikuesve të feve tradicionale.

Në Rusi, njihej si drejtuese e ritualeve magjike pro-Putin, por ky fakt nuk e shpëtoi nga telashet ligjore.

Referuar zyrës së prokurorit të Moskës, “shtriga” mbështetëse e presidentit rus u demaskua para drejtësisë nga libri me titull: “Emri im është Polyn”.

Sipas gjyqtarëve në gjykatën e Moskës, mes viteve 2020 e 2023, “shtriga” pro-Putin shkroi librin që synonte të nxiste urrejtje, të poshtëronte dinjitetin e klerit ortodoks e të kërcënonte e nxiste dhunën kundër këtyre individëve.

Gjykata arriti në këto përfundime pas një analize të plotë psikologjike, gjuhësore dhe fetare mjeko-ligjore. 200 kopje të veprës u printuan e më pas dolën në shitje në online.

Lidhur me këtë rast, Polyn u arrestua në qershor të vitit të kaluar. Në atë kohë, policia ruse i sekuestroi lakuriq nate të mumifikuar, kama rituali, kafka, si dhe një altar.

Gjatë gjyqit, gruaja magjistare “pranoi plotësisht përgjegjësinë për akuzat”, siç shpjegoi më vonë zyra e prokurorit rajonal të Moskës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta