Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar
Më 9 nëntor Gjermania feston 36-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Një ngjarje që ndryshoi botën. Një vit më vonë, më 3 tetor 1990, Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarjeje.
Me rrëzimin e diktaturës së dytë në tokën gjermane, u zhduk nga harta politike kampi socialist në Evropë. Konflikti Perëndim-Lindje përfundoi. 9 nëntori 1989 shënon një ditë me rëndësi të veçantë për historinë e Gjermanisë dhe të Evropës.
Por në kalendarin historik gjerman 9 nëntori ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në epoka të tjera: Më 9 nëntor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann, deklaroi nga një ballkon i Rajshtagut (Reichstag) në Berlin se Gjermania ishte tashmë Republikë. Monarkia e perandorit Ëilhelm II. kishte marrë fund.
Demokracia e re në Gjermani pati një fillim të vështirë. Të majtët dhe të djathtët donin ta rrëzonin atë sa më parë. Më 9 nëntor 1923 në Mynih qindra nacional-socialistë (nazistë) vërshuan drejt ndërtesave shtetërore në një përpjekje për puç.
Udhëheqësi i tyre ishte Adolf Hitler, i cili 10 vite më vonë do të merrte në mënyrë totalisht ligjore pushtetin në Gjermani dhe do të shkaktonte krizën më të madhe në histori: Luftën e Dytë Botërore. Gjatë kësaj lufte hebrenjtë u luftuan sistematikisht, deri sa në vitin 1942 filloi makineria për asgjësimin e plotë të tyre.
Më 9 nëntor 1938, pra para fillimit të Luftës, në mbarë Gjermaninë iu vu zjarri sinagogave, dyqanet e hebrenjve u shkatërruan pothuajse të gjitha. Kjo u quajt në mënyrë cinike nata e kristaltë e Rajhut dhe do të shërbente si “provë e parë gjenerale” për Holokaustin. 9 nëntori 1938 është data më e tmerrshme në radhën e ditëve historike gjermane.
Një kontrast gjigant ishte 9 nëntori 1989, dita e rënies së Murit të Berlinit. “E pabesueshme” ishte fjala që dëgjohej më shpesh atë natë, kur qytetarëve iu hapën krejt papritur kufijtë. Dhjetëra mijëra vetë kaluan menjëherë kufirin e brendshëm të qytetit të ndarë, Berlinit. Pas kësaj nate nuk kishte më kthim pas.
E çara e parë në Murin e Berlinit solli shembjen e plotë të sistemit të sëmurë. Data 9 nëntor shkruajti për herë të katërt histori gjermane – por këtë radhë histori të mrekullueshme.
Top Channel